PROFILI I
IMAMIT

I lindur në Prilep, fshati Cernilisht i Maqedonisë së Veriut.
Shkollën fillore e mbaroi pranë shkollës fillore “Petre Gliguroski”, kurse të mesmen me sukses shembullor në Medresen “Isa Beu” në Shkup.
Pas kryerjes së shkollës së mesme pranohet në Univerzitetin e Medinës ku pas 3 viteve përfundon gjuhën arabe me sukses shumë të mire, kurse fakultetin pas disa viteve ndërprerje të studimeve për shkak të disa sprovave arrinë ta kryen on line në univerzitetin “Xhamiatul marifetu el Alemijeh” në Rijad.
3 vite punon si arsimtar pranë shkollës fillore “Ismail Qemali”, si dhe 7 vite me radhë imam në vendlindjen e tij në fshatin Cernilisht.
Prej vitit 2013 punon si imam ne Zvicër në Xhaminë El Falah, dhe si imam Kantonal me rol ndërtues i urave ( për probleme familjare ) në bashkpunim me NCBI.
2 Vite me radhë kryen studimet On line prane Akademisë ZAD, dhe 18 vite me radh miret me Rukje ( Sherim me Kuran ).
Me sukses i kalon provimet si trajner për Neuroshkenc, dhe si praktikant për Psihioterapi.
Për 18 vite me radhë mirret me Rukje ( Shërim me Kuran ).
Punon si imam ne Zvicër në Xhaminë El Falah
Imam Kantonal me rol ndertues i urave ( probleme familjare ) dhe në bashkëpunim me NCBI.
Vazhdon me studimet per master ne “Xhamiatul Islamijeh el Meftuha”

Falënderimi i takon Allahut, i cili e bëri Xhennetin banesë për ata që iu binden Atij dhe ndjekin rrugën e drejtë, e sjell sprovat për pastrim dhe begati, dhe e nderoi Profetin Muhamed ﷺ me shokë të sinqertë e të devotshëm. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
Unë, shërbëtori modest i Librit të Allahut, sheikh Ahmed Surur Ahmed Abu al-Fadl, dëshmoj se:
Vëllai i nderuar Sinan Kenan Rushitoski
ka përfunduar me sukses kursin “Nur al-Bayan” për mësimin e leximit të rregullt, të qartë dhe të bukur të Kur’anit sipas rregullave.
Ai ka përfunduar trajnimin sipas metodës së saktë “Nur al-Bayan”, e cila përfshin:
mësimin e shkronjave arabe në mënyrë të saktë
shqiptimin korrekt të tingujve (meharixh)
rregullat e leximit dhe korrigjimin e gabimeve
kalimin gradual nga shkronjat te fjalët dhe pastaj te ajetet e Kur’anit
mësimin pedagogjik për punë me fëmijët dhe fillestarët
zbatimin praktik të leximit të Kur’anit me qartësi dhe bukuri.
Ky kurs është zhvilluar nën mbikëqyrjen time të drejtpërdrejtë, sipas metodologjisë së vërtetë të dijetarëve të kësaj fushe. Nxënësi ka treguar përkushtim, vëmendje dhe moral të lartë, derisa e përfundoi këtë metodë me zotërim dhe saktësi.
Prandaj, me lejen e Allahut dhe me besimin në aftësinë e tij, i jap ixhazetin (lejen) që të mësojë të tjerëve këtë metodë të leximit të Kur’anit, duke zbatuar rregullat e mësuara dhe duke ruajtur emanetin e dijes së saktë.
Lutja ime është që Allahu ta bekojë, t’ia hapë dyert e të mirës, t’i shtojë diturinë dhe ta bëjë prej atyre që punojnë me dije dhe ua mësojnë të tjerëve me sinqeritet dhe butësi. Allahu e bëftë këtë punë dritë për të në këtë botë dhe në botën tjetër.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të gjithë.
Shejh Ahmed Surur Ahmed Abu al-Fadl

“Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.”
Nxënësi i nderuar Sinan Kenan Hamza Rushitoski ka lexuar para meje të gjithë Mus’hafin sipas transmetimit Hafs nga Asim, në rrugën e Shatibijes, duke zbatuar me përpikëri rregullat e texhvidit, duke artikuluar qartë shkronjat dhe duke respektuar meddet, pauzat dhe rregullat e leximit.
Unë dëshmoj se ai e ka përfunduar leximin pa gabime të rënda dhe ka treguar rrjedhshmëri, qetësi dhe kujdes të veçantë në shqiptim.
Dhe unë, në bazë të metodës së dijetarëve të mëparshëm, ia përcjell atij ixhazetin me zinxhirin që më ka ardhur mua nga mësuesit e mi, nga mësuesit e tyre, brez pas brezi —
deri te Imam Asim el-Kufi, nga lexuesit para tij, deri te Pejgamberi i Allahut Muhamed ﷺ, të cilit iu shpall Kur’ani nga Xhibrili (Meleku i shpalljes), nga Allahu i Madhëruar.
Kështu, ixhazeti i tij lidhet me zinxhir të pandërprerë që kthehet te i Dërguari i Allahut ﷺ.
Lus Allahun t’i hapë dyert e dijes, t’ia bekojë kohën, t’i shtojë diturinë dhe t’i japë dobi në këtë botë dhe në tjetrën.
Shejh Ahmed Surur Ahmed Abu el-Fadl

Ixhazet: diplomë te Ezanit e marrur nga mësuesi im Ahmed Surur ebu Fadl, i cili e ka marrë nga mësuesi i tij Hasen bin Alij El-lubnani, e kështu në varg deri te Muezini i pare Bilal bin Rebah el Habeshi ( Allahu qofte i krnaqur me te )

Certifikate bashkpunimi me Sibeain, si ndertues i urave

Diplomë e Medresesë ISA BEU-Shkup

Diplomë në Hixhame

Certifikate kantonale e punës të departamenti i azilantave

Diplomë në Hixhame

Diplomë në Hixhame

Diplomë ZAD

Doplomë e fakultetit pranë univerzitetit
Xhamiatul marifetu el alemije- Rijad

Diplome e gjuhes Arabe prane universitetit Islamik – Medine

Diplome ne lemine e Neuroshkences

Diplome ne lemine e Psikoterapise
